Porosit tani:
044 520 999 | support@telenet.com.mk

Rreth Telenet

Telenet është operator për dhënien e shërbimeve publike të telekomunikacionit, i cili ofron shërbime të avancuara të internetit dhe rrjetit kabllor televiziv. Telenet veprimtarinë e vetë e ushtron në rajonin e Tetovës prej vitit 2007. Prej atëherë e deri më sot, Telenet me sukses ka arritur të mbulojë dhe të siguroj me shërbimet e veta një pjesë të madhe të popullatës në rajonin e Tetovës. Me hyrjen e tij në treg, ai ka sjellë risi dhe konkurencë në tregun e rrjetit kabllor dhe shërbimit të internetit. Me qëllim që të kënaq dhe plotësoj nevojat e klientëve të vet, Telenet vazhdimisht është angazhuar në procesin e investimit të shpejtë, në rritjen e kapaciteteve të rrjetit kabllor duke shfrytëzuar teknologjinë e re digjitale të nivelit më të lartë. Shërbimin e internetit që ofron Telenet përfaqëson trendin më të ri dhe më cilësor të rrjetit në botë edhe ate, me fibër optic, shpejtësia e së cilës është shumë e lartë, pikërisht atë që çdo kush e dëshiron.

Misioni
Telenet shtë zgjedhja më e mirë për një komunikim sa më të shpejtë nëpërmjet rrjetit modern të internetit me fibër optik dhe platformë digjitale të rrjetit digjital. Telenet ofron mundësinë që të jeni më afër njerëzve që i doni.

"Përmbushja e nevojave të komunikimit të klienteve tanë është prioriteti ynë"

Vizioni
Vizioni i Telenet-it është që të rrisë kualtitetin e jetesës dhe të sigurojë përvojë të veçantë dhe kualitet në komunikim. Telenet gjithashtu do të vazhdojë të jetë më i miri dhe lider në rajonin ku operon dhe njëkohësisht, zgjedhja e parë që ju shkon ndërmend kur bëhet fjalë për komunikimin tuaj me botën e jashtme.

"Me rrjetin e telekomunikimit të Telenet, Ju çdo herë jeni në hap me kohën ..."